Takimi me të rinjtë në Kamëz, Rama: Ndryshimet tregojnë që nuk janë të gjithë njësoj

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se qytetarët me votën e tyre mund të ndryshojnë realitetin pasi vota vendos për të ardhmen e tyre dhe të vendit ku jetojnë.

Gjatë fjalës së tij në një takim me të rinjtë në Kamëz, Rama theksoi se sot faktet flasin qartë se kush ka punuar dhe kush jo. Më tej ai shtoi se ndryshimet që kanë ndodhur në Kamëz por, edhe në të gjithë Shqipërinë tregon qartë se jo të gjithë janë njësoj.

“Unë dua tu them disa gjëra por me dëshirën që ju të merrni fjalën dhe të thoni gjërat tuaja. Më vjen shumë mirë që jemi këtu në një realitet të transformuar plotësisht. Kur isha kryetar i bashkisë së Tiranës jam përpjekur të bëjë këto gjëra që bëjnë sot por, ishte e pamundur. Ky është rasti, shembulli me pamje por, ju keni çdo mëngjes, rastin shembullin me pamje, kur shkoni në shkollë, në shkollat e reja që janë bërë këtu në Kamëz, për të kuptuar se sa gabim është të mendosh se vota nuk ka asnjë vlerë. Se sa gabim është të mendosh se nuk ka asnjë rëndësi se voton a nuk voton, apo për kë voton dhe sa gabim është që të gjithë janë njësoj. Po të ishin të gjithë njësoj, edhe pamja këtu do ishte njësoj, një fushë pa ujë, me ferra dhe kërpudha nga përgjegjshmëria e atyre që kanë vendimmarrjen. Jo vetëm qe nuk janë të gjithë njësoj, por ka shumë rëndësi pozicionimi i çdo qytetari në politikë”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *