‘Shqiptarët janë kriminelë’/ Begaj për deklaratat e ministres britanike: Nuk jam dakord, mjaft me bullizim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministres së Brendshme britanike, se shqiptarët janë kriminelë.

Begaj nga Kukësi tha se nuk është dakord me deklaratën e ministres, pasi shqiptarët janë integruan në botë duke punuar e jetuar në mënyrë normale.

“Nuk jam dakord me deklaruarat e bëra nga ministrja e brendshme, nuk mund të anatemohen dhe të etiketohen si pushtues për faktin që shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në bote, janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale duke paguar taksa, nuk është e drejtë të bullizohen në këtë lloj gjëje. I kam kërkuar qeverise britanike investimet e saj t’i bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrantë, rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverise angleze në këtë rajon”, tha Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *