Braçe ministres Krifca: A keni informacion nëse ka bujq që janë debitor ndaj jush, sa janë të ardhurat e tyre?

Në Komisionin e Ekonomisë deputeti i PS, Erion Braçe i ka drejtuar 10 pyetje ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës.

Braçe e ka pyetur ministren lidhur me të ardhurat mesatare të një punëtori në bujqësi apo dhe se sa është sipërfaqja me tokë që është punuar këtë vit.

Deklarata e plotë:

-Sa është sipërfaqja me tokë të punuar gjatë këtij viti? Sa është sipërfaqja me tokë të papunuar gjatë këtij viti?

-Sa është prodhimi bujqësor në sasi dhe vlerë, sa është prodhimi blegtoral në sasi dhe vlerë dhe sa është prodhimi nga sektori i peshkimit në sasi dhe vlerë?

-Sa janë eksportet në sasi e vlerë, të paktën për 9-mujorin e këtij viti. Eksportet bujqësore, blegtorale dhe nga prodhimi prej peshkimit, të gjitha në sasi e vlerë?

-Niveli i përpunimit të prodhimeve bujqësore në sasi e vlerë? Prodhimeve blegtorale në sasi dhe vlerë? Përpunimi pra?

-Sa është nevoja referuar dhe këtij viti për ujitje, në sasi uji, ndërkohë, sa është kapaciteti sot në metër kub që ne kemi për ujitje?

-Sa është buxheti për mbështetje të drejtë buxhetore për bujqit në 2022 dhe po prap në vitin 2023. Referuar shifrave që u dhanë këtu, sa është mbështetja për fermë që ne paguajmë në 2022, mesatarisht dhe sa do jetë kjo për vitin 2023

-Sa është vlera e paguar për naftën deri tani, në 2022 dhe sa do të jetë vlera që ne do të paguajmë për naftën gjatë 2023-it.-Sa të punësuar me pagesë, ditore, javore, mujore, ka sot në bujqësi, blegtorie, peshkim, e përpunim?

-Sa është e ardhura mesatare e një punëtori sot në bujqësi, blegori e peshkim e përpunim?

-A ka bujq apo zotërues fermash, që janë debitor kundrejt ministrisë së bujqësisë? Nëse po, sa është vlera?

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *