Pas deklaratës së Butrinit, Kiara Tito flet për ndarjen e tyre

Së fundmi, këngëtari i njohur Butrint Imerit, ka pranua se ka qenë në një lidhje me moderatoren Kiara Tito. Ditën e djeshme, Kiara ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, së bashku me gjyshen e saj ku ka komentuar jo vetëm reagimin e Butrintit por ka thënë se gjithnjë marrëdhëniet e dashurisë i ka konsideruar si serioze.

Biseda në studio:

Rudina Magjistari: Në programin “Zemër Luana”, që i urojmë shumë suksese, ishte i ftuar një këngëtar, Butrint Imeri, i cili foli pikërisht për Kiarën, edhe tha që kanë qenë miq të mirë. Çfarë tha gjyshja, e ndoqe?

Gjyshja e Kiara Titos: Po miq-miq kanë qenë Rudina, miq kanë qenë…

Rudina Magjistari: Se nuk kishte folur më përpara dhe bëri lajm diçka e tillë.

Gjyshja e Kiara Titos: Po miq kanë qenë…

Rudina Magjistari: Po të erdhi keq që i kanë ndërprerë?

Gjyshja e Kiara Titos: Jo. Fare-fare. Me atë person fare. Nuk pati ndonjë lidhje serioze.

Kiara Tito: Po si moj s’e kishim serioze?!

Rudina Magjistari: Paska qenë serioze domethënë?

Gjyshja e Kiara Titos: Po për momentin ashtu kemi qenë të gjithë ne, një, dy, tre… apo jo Rudina.

Kiara Tito: Jo, ideja është që përgjithësisht te vetja ime, një marrëdhënie e kam quajtur gjithmonë serioze s’e nuk është se i kam hyrë diçkaje…

Rudina Magjistari: Nisesh gjithmonë me dëshirën më të mirë?

Kiara Tito: Nisem gjithmonë me dëshirën më të mirë. Serioze mbase ngjan fjalë shumë e madhe, por është një marrëdhënie normale. Çfarë mendimi kishe ti Leta?

Gjyshja e Kiara Titos: Unë kisha mendim zero.

Rudina Magjistari: Po gjyshja të pyeti pse u ndatë? Se një lloj përgjigje u dha dje, që thjesht u ndatë pa asnjë arsye. Po gjyshja e kishte merak këtë pjesë?

Kiara Tito: Gjyshja normalisht ka mësuar edhe nga portalet, e normalisht do të më pyeste, por nuk më ka ndërhyrë shumë, gjithmonë kanë pasur besim te zgjedhjet e mia dhe jo çdo gjë që nis duhet të përfundojë, gjithçka mund të ndodhë rrugës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *