‘Çmendet’ i riu në Korçë, qëllon me sende të forta të moshuarën

Një 39-vjeçar është proceduar penalisht në Korçë, pasi ka plagosur një të moshuare.

Shtetasi me iniciale B.Sh., akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasen F. Sh., 53 vjeçe.

Mësohet se e moshuara ka marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasen B. Sh., 39 vjeç, banuese në fshatin Shpellë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshatin Bishnicë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasen F. Sh., 53 vjeçe, banuese në Bishnicë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *