Mbi 74 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.
Mediat fqinje raportojnë se në pranga ka rënë një 34-vjeçar shqiptar, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kostur.
Sakaq, mësohet se janë kapur në kufirin e gjelbër 4 çanta që përmbanin 70 pako me 74 kg 370 gram marijuanë.
Në cilësinë e provës janë sekuestruar edhe 2 celularë dhe 200 euro.