Cilën ndarje e përjetoi më lehtë? Blero Muharremi flet hapur për jetën private

Së fundmi, këngëtari i njohur Blero Muharremi, ka bërë një reagim  pas një pyetjeje që mori nga “Prive”.

Cilën ndarje e përjetoi më lehtë, të parën apo të dytën? Por si u përgjigj Blero? “Janë të ndryshme”, tha ai duke mos e zgjatur më tej.

Më tej, ai u shpreh se është beqar, po shijon jetën dhe është i hapur për mundësi të reja. Blero më herët bëri një postim në proflin e tij në Instagram ku konfirmoi ndarjen nga modelja e njohur Afrona Dika. Një pjesë nga postimi i Bleros:

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment apo hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të has në mirëkuptimin tuaj, ta lëmë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *