Krujë/ Pas denoncimit për dhunë, policia kap 50-vjeçarin me lëndë narkotike (Emri)

Një 50-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

Shtetasi Bashkim Alla akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”.

Mësohet se uniformat blu kanë gjetur në banesën e të moshuarit, një sasi prej 2.4 kg kanabis.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Double”.
Operacioni u zhvillua nga Policia e Krujës, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.
Arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2.4 kg lëndë narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-B. A., 50 vjeç, banues në Halil, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 50-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *