Rihanna zbulon arsyen pse e ka mbajtur të fshehtë emrin dhe fytyrën e djalit të saj

Së fundmi, këngëtarja e njohur Rihanna, ka folur në një intervistë rreth përjetimeve të saj si nënë.

Në maj të vitit 2022, artistja dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë, por deri më sot, ata ende nuk kanë ndarë një foto apo emrin e djalit të tyre. Teksa shpjegoi arsyen, ylli i pop-it u shpreh se: “Nuk ka ardhur ende momenti. Ne thjesht kemi shjuaj momentin por unë mendoj se ka një liri të caktuar që vjen me një lloj gjëje, si për shembull, nxjerrjen e tij në publik”.

Rihanna foli edhe për mëngjeset me djalin dhe partnerin e saj Asap Rocky-n.

“O zot, mëngjeset, si të shohësh fytyrën e tij të mëngjesit! Të dy po përpiqen të kuptojnë se ku janë. Është pjesa më e lezetshme, është pjesa ime e preferuar e ditës”, tha këngëtarja për ET.

Kohët e fundit është aluduar se Rihanna do të performojë në festivalin “Glastonbury” për herë të parë pas kaq shumë kohësh. Një burim u shpreh për “The Sun”, se: “Po tregohet kujdes për gjithçka në lidhje me rikthimin në muzikë të Rihanna-s, por ekipi i saj ka biseduar me familjen e organizatorit të festivalit”.

Nga ana tjetër, kujtojmë se artistja me famë botërore po përgatitet për “Super Bowl”. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë artistja përmes një postimi në Instagram. Ajo do të performojë në “Super Bowl Halftime 2023” në Glendale. E pyetur se si ndihet për performancën e saj, ajo tregon se: “Jam nervoze, por jam e emocionuar”. 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *