Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çdo fëmijë që lind sot në Shqipëri është borxhli me 21 mijë euro.
Gjatë fjalës së tij në një komunikim për gazetarët, Berisha tha se Edi Rama po shkatërron të ardhmen e kombit me vendimet e tij, duke shpopulluar Shqipërinë dhe duke rritur borxhin. Më tej ai ka shtuar se vetëm në Arbitrazh Shqipëria duhet të paguajë gjysmë miliardi euro për shkak të papërgjegjshmërisë së Ramës.
“Edi Rama po shkatërron si një fuqi e të keqes të ardhmen e këtij kombi, së pari me largimin masiv nga shqipëria të të rinjve shqiptarë, së dyti me borxhin që u ka ngarkuar shqiptarëve. Një fëmijë pas që lind do të jetë borxhli me 21 mijë euro. Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm drejt falimentimit të plotë të Shqipërisë. Nga sipërmarrjet personale, tek vendimet personale kundër sipërmarrësve të tjerë, së shpejti kalojnë 1 miliard, pasi borxhet e Arbitrazhit që duhet të paguajë Shqipëria për shkak të qëndrimeve të tij korruptive kalojnë gjysmë miliardi euro. Edi Rama dhe banda e tij ndajnë para edhe në gjyqe. Ne duhet të përgatitemi dhe të informojnë shqiptarët për të gjitha vjedhjet që ka bërë Rama dhe kabineti i tij me buxhetin e shteti dhe me atë që po planfikikon me këtë buxhet”, u shpreh Berisha.