Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me operacionin e policisë spanjolle që u zhvillua sot në ambientet e një Call Center-i në Elbasan, në bashkëpunim me Shqiponjat e dhe Policinë e Elbasanit.
Hoxha tha se operacioni i sotëm tregon mosbesimin që policitë e Bashkimit Evropian kanë ndaj strukturave shqiptare.
“Është një operacion i radhës. Kjo dëshmon se sa porozë jemi bërë për policitë e BE-së. Ata kanë mosbesim te ne, sa që janë detyruar të vijnë vetë këtu. Sot pamë një skuadër të plot të gardës civile spanjolle, e cila po kryente operacion në zemër të Shqipërisë. Ky operacion në vazhdën e një serie operacionesh. Policia spanjolle sot bëri kërkime në një call center në Elbasan. Një nga të ardhurat kryesore për të korruptuar policinë vjen për shkak të call centera ve ilegalë. Në fillim në Shqipëria erdhën gjermanet, amerikanët sepse qytetarët e tyre po mashtroheshin nga call center në Shqipëri. Operacioni i sotëm i organizuar nga policia spanjolle, ka identifikuar saktësisht se ku është objekti që ka mashtruar qytetarët spanjollë, që kanë humbur shifra marramendëse nga mashtrimet e call center. Operatorët nuk kanë faj. Objekti i operacioneve nuk janë operatorët por drejtuesit”, tha Hoxha për Abc.