La mandatin e deputetes, Grida Duma bëhet drejtoreshë e përgjithshme e Top Channel

Deputetja e PD-së Grida Duma ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga mandati i saj si deputete.

Burime për priza.al bëjnë me dije se Duma do të bëhet drejtoreshë e përgjithshme e Top Channel.

Përmes një deklarate për mediat, Duma njoftoi se vendimi që ka marrë është i duhuri pasi nuk mund të qëndronte në politikë thjesht për të mbijetuar. Më tej, ajo ka shtuar se nuk do t’ia falë kurrë politikës së llumit.

Duma tha se ndonëse nuk i është larguar kurë përgjegjësisë dhe betejës, është goditur poshtë brezit ku theksoi se kjo ka lënduar dhe djalin e saj.

“Kam dorëzuar mandatin të deputetes. Pas një përpjekje të gjatë, ky është vendimi i duhur. Fal njerëzve që përfaqësoj nuk mund të zgjidhja me të thjeshtën, atë që të qëndroja. Mund të qëndroja thjesht për të mbijetuar, dhe shitjen e herëpashershme. Nuk i jam larguar kurrë përgjegjësisë por kam mbrojtur dhe të tjerëve. Më kanë goditur sepse nuk gjetën një ndryrje duarash, për vete e kam ditur që do e paguaj këtë kosto. Nuk do t’ia fal kurrë politikës së llumit. Ky ndoshta do të jetë pengu i jetës time.

Goditja që bënte politika për mua poshtë brezit, godiste çdo ditë e më tepër tim bir. Do t’i shfaqen shumë gogësima edhe atij, fytyra me shumë fytyra që duket sikur buzëqeshin, por janë zgërdhirje. Skërtalat e pështymës së tyre na bien të gjithëve. Nuk e kam lënë dhe nuk e kam lënë betejën me kolegët e mi, atëherë kur vendimet e gabuara të lidershipit nga lënia e mandateve e tek të tjera, e goditën fort PD-në. Atëherë u quajt kualitet”, deklaroi Duma.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *