Këngëtari Ernest Zeka i njohur për publikun me emrin e artit, Estto, i ka dhënë fund beqarisë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari përmes një postimi në InstaStory.
Partnerja e tij, Enkela Karavidaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë dhe mesa duket këngëtari i ka propozuar buzë detit në një darkë romantike.
Estto ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private.
Ai ka zgjedhur të jetë i fokusuar të karriera. Disa nga këngët e tij më të njohura janë:
“Jeta Jem”,
“Ajo shkoi”,
“Dashuri”,
“Amante”,
“A ke ti zemër”,
“T’du hala” etj.