Cristian Volpato nuk pranoi ftesën e Australisë, pavarësisht se iu ofrua një vend për Kupën e Botës.Trajneri Graham Arnold emëroi skuadrën e tij prej 26 lojtarësh dhe në mesin e disa emrave të mëdhenj, emri i lojtarit të Romës nuk ishte në listë.
18-vjeçari ka bërë bujë për Romën e Jose Mourinhos, madje duke u bërë shpeshherë pjesë e ekipit të javës.Por, pavarësisht se ka lindur në Australi, 18 vjeccari duket se synon të luajë për Italinë në nivel ndërkombëtar.
Duke folur për përzgjedhjen e skuadrës me 26 lojtarë, trajneri i Australisë, Graham Arnold tha se i dha kohë lojtarit deri në orën 23:00 të së hënës në mbrëmje, por adoleshenti e kishte refuzuar Australinë.“Ky është vendimi i tij në fund të ditës. Tani do të shikoj djemtë e rinj që kemi në grup” – mësohet të ketë thënë tekniku.