Berisha: Në 8 vite janë larguar mbi 744 mijë shqiptarë

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë takimit me Frontin e Shpëtimit Kombëtar, deklaroi se më shumë se 744 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi, ku mori për bazë raportin e Eurostat.

Po ashtu Berisha citoi edhe shkrimet e mediave britanike për korrupsionin, teksa sipas tij shqiptarët largohen nga vendi nga varfëria. Po ashtu kreu i PD-së theksoi se vjedhja e fondeve publike nuk lejon rritjen e rrogave, pensioneve etj.

“Ky shpopullim i shpejtë, marramendës i vendit, tejkalon ritmet e shpopullimeve nga luftërat civile apo katastrofat e tjera natyrore. Nga 2014 deri në 2021 vetëm në hapësirën e BE-së, u larguan mbi 744 mijë shqiptarë, sipas Eurostat. Ky largim i madh nga vendi është rezultante e vjedhjes së shqiptarëve nga një qeveri që bën gjithçka me të gjitha vendimet, ligjet, praktikat që ndjek, pasurohet vetë dhe vjedh, varfëron shqiptarët.

Mediat britanike në unison kanë bërë fjalë për largimin e shqiptarëve nga varfëria. E vërtetë kjo, por nëse shohim përtej saj gjejmë dy gjëra. Gjejmë vjedhjen e fondeve publike të shqiptarëve nga qeveritarët si askund tjetër. Është pikërisht kjo që nuk lejon rritjen e rrogave, pensioneve, bursave, etj., përkundrazi për shkak të inflacionit bëhen më të ulëta nga viti në vit”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *