Kërkesa e studentëve për 100 € në muaj mbështetje ekonomike është refuzuar nga Ministria e Arsimit.
Kërkesë kjo e bërë si shkak i rritjes së çmimeve.
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Ministria e Arsimit ka renditur të gjitha ato që i quajnë lehtësia për studentët në Shqipëri, ndaj dhe shton se nuk kanë asnjë tashmë janë ezauruar të gjitha mundësitë për të rinjtë në Shqipëri.
“I kemi përkrahur studentët nëpërmjet përjashtimit ose uljes së tarifës vjetore.
Ofrojmë bursa për studentët me rezultate të larta ose të kategorive në nevojë,”-janë disa nga pikat që përmenden në shkresën zyrtare.
Studentët depozituan kërkesën e tyre për 100 euro në muaj më 19 shtator,
Një masë e tillë për t’u ardhur në ndihmë studentëve është marrë nga Kosova, por duket se Shqipëria nuk i ka kushtet për t’u ardhur në ndihmë në këto kohë të vështira krize ekonomike.
Shkresa zyrtare: