Mazhoranca i ka kërkuar që dy deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj të përjashtohen me arsyetimin se kanë konsumuar pije alkoolike dhe bënë veprime të pahijshme dhe përdoren një fjalor banal gjatë procesit të votimit.
Por si nisi e gjitha?
Ndërkohë që do të kryhej votimi i buxhetit të vitit 2023, dhe seanca është ndërprerë për t’i lënë kohë teknikës të përgatitej, dy deputetë të Partisë Demokratike , Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë konfliktuar me kryeministrin ne vendit Edi Rama.
Në video shihet momenti kur Garda e republikës ka rrethuar foltoren e Kuvendit ndërsa kryeministri Rama ka komunikuar me kryetaren e Kuvendit Lindidta Nikolla, ku i ka kërkuar përjashtimin e dy deputetëve të PD.
Rama: A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?
Nikolla: Ja një sekondë.