Zgjedhjet në PD, Kadilli nga Korça: Basha fshihet pas gjysmë të vërtetave duke zbukuruar dështimet e tij

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli zhvilloi një takim me demokratët në Korçë në kuadër të garës për kreun e PD-së. Ky takim vjen pas vizitës së kandidatit Agron Shehaj në Shkodër dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në Vlorë.

Kadilli tha se ditën kur ai shpalli kandidaturën ishte e pamundur të mendohej për garë, ndërsa sot janë katër kandidatë.

“Në fund të këtij procesi PD do dali më e fortë, unë e arrita me projektin tim një fitore, arrita që PD të ketë garë, kur unë dola atë ditëm ishte e pamundur të besohej se do kishim një garë, sot mburremi që kemi 4 kandidatë, këtë e bëri projekti im, i njeriut që kur bie gjen forcën për t’u ngritur”, tha Kadilli.

Kadili akuzon Bashën si njeri që fshihet pas “gjysmë të vërtetash” dhe që zbukuron dështimet e tij dhe duke zmadhuar hilet e kundërshtarit.

“Gara nisi e pabarabartë, asimetrike sepse kryetari në zyrë i ka të gjitha mjetet për të bërë fushatë për t’u imponuar, po është asimetrike dhe në aspektin moral dhe unë kam epërsi morale sepse i kam thënë gjërat në kohën e duhur dhe që sot merr përgjegjësi për të ngritur PD. Motoja ime është  e thjeshtë, anëtari i partisë, bëhu kryetar i vetes tënde mos prit të bësh karrierë  nga kryetari në Tiranë, bëj vetë karrierë, merr përgjegjësi. Kjo i duhet partisë për ta kthyer në një parti më të madhe se kryetari, më e madhe se vetëvetja, që frymëzon dhe që është e vërtetë. Lulzim Basha humbi, zgjedhjet nuk ishin aspak të barabarta, as të ndershme, i quajmë sot masakër, nesër do ta gjuajmë gjenocid zgjedhor, kë do të impresionojë Basha? Apo do të zbukurojë humbjen? Ai humbi, të largohet t’i japi frymë partisë, ka 8 vite që formulon të njëjtin fjalim, po humbi në 2025 të njëjtin fjalim do dëgjoni. Njeri që fshihet pas gjysmë të vërtetash duke zmadhuar hilet e kundërshtarit dhe duke zbukuruar dështimet e veta “, shtoi ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *