Izraeli ka gjetur një mënyrë shumë moderne për ta zbutur zemërimin e të gjithë atyre që mendojnë se, ata kanë kryer krime dhe padrejtësi ndaj sulmeve që i bëri popullit Palestinez vetëm disa javë më parë.
Bukuroshja Natalia Fadeevy, e cila është anëtare e “Alpha Gun Angels”, një agjenci izraelite që merret me modelimin e armëve, me plot 1 milion ndjekës në “Tik Tok”.
Ajo ka publikuar disa video ku shihet e veshur me uniformën e ushtrisë së Izraelit dhe kërcen duke bërë disa lëvizje provokuese.
Me vetullat e rregulluara dhe flokët e lëshuara, ajo shfaqet në video duke kërcyer dhe duke pretenduar se ka shërbyer me krenari si oficere e Policisë Ushtarake për tre vjet, e më pas e vijon videon duke pyetur ndjekësit e saj: “A dukem unë si një njeri e cila mund të dëmtojë civilë të pafajshëm? Ndaloni përhapjen e gënjeshtrave për Izraelin, ne kemi ushtarakët më me moral në botë!”
Ajo që është vërejtur në faqen e saj është fakti se kohët e fundit i ka kushtuar një pjesë të madhe të hapësirës së saj në rrjetin social pro ushtrisë izraelite. Në një nga klipet e saj ajo akuzon palestinezët për ‘mashtrim’ dhe mbron përgjigjen e ushtrisë izraelite ndaj sulmeve nga Hamas.
Klipet e Natalia-s kanë hapur shumë diskutime në platformën “Tik Tok” dhe ndjekësit e saj kanë komentuar gjatë dhe mendojnë se këto janë përpjekje e ushtrisë izraelite për të hequr vëmendjen nga vrasjet që kreu në Hamas.
Sipas tyre, shprehja “Unë jam e nxehtë kështu që nuk mund të kryej krime lufte”, është thjesht një fasadë. Në faqen e saj ka edhe komente ku e pyesin se sa është paguar për t’i bërë këto postime.
Si duket kjo është kthyer në një strategji të mirëfilltë të Izraelit sepse edhe një tjetër bukuroshe është shfaqur në Tik Tok ku veç vetes së saj, publikon edhe video nga ushtarët e rekrutuar izraelit të cilët shfaqen të buzëqeshur gjatë gjithë kohës dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin.
Yael Deri ka 1.2 milionë ndjekës dhe poston video ushtarësh rregullisht. Interesant është fakti se disa nga klipet sugjeruese të Yael shfaqen në llogarinë zyrtare të “IDF Tik Tok”, e cila ka më shumë se 92.000 ndjekës. Njëra ndër videot e publikuara që spikat më shumë është kur tregohet një grup i cili po trajnohet dhe që drejtohet nga një bionde tërheqëse.
Sipas atyre që janë pro-izraelitëve fakti që gratë janë përfshirë në këto video është se duan të tërheqin vajzat nga mosha 18-21 që të bëhen pjesë e ushtrisë.
Një fakt tjetër që të bën të mendosh se është një strategji për të zbutur imazhin e tyre është se llogaria e Tik Tok-ut e IDF ka qenë aktive më shumë se asnjëherë këto javët e fundit.
Në 11 ditë luftime në Gaza, autoriteti shëndetësor tha se 243 palestinezë përfshirë 66 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 1.900 janë plagosur ku mes tyre janë edhe 560 fëmijë.
Të dy palët kanë nënshkruar armëpushimin. Benjamin Netanyahu tha se ai është i gatshëm të përgjigjet ‘me një nivel të ri të forcës’ ndërsa Hamasi paralajmëroi se e kanë ‘gishtin në këmbëz’ nëse Izraeli kalon një ‘vijë të kuqe’.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/