Prej disa kohësh po përflitej se Arbana Osmani do të prezantojë këtë vit ‘Festivalin e Këngës’ në RTSH ku do të përzgjidhet dhe kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e moderatores por spekulimeve i ka dhënë fund vetë partneri i saj Eduart Grishaj. I ftuar në emisionin “Ditë pas dite RTSH”, Eduarti konfirmoi se Arbana do të jetë prezantuesja e festivalit, ndërsa ai regjisori. Sipas tij, këtë vit ata duan të bëjnë një revolucion.
I pyetur si ndihet në lidhje me këtë eksperiencë të re, Grishaj shprehet se: “E di si më duket sikur luan me Tiranën apo Vllazninë dhe vjen një moment që luan me Kombëtaren. Ne jemi rritur me Festivalin e fundvitit, i cili ishte i vetmi program që ne e prisnim dhe kam një ndjeshmëri të mirë për këtë gjë.
Mendoj që jemi bërë një grup që po japim maksimumin edhe duke ndryshuar disa gjëra që ne mendojmë se mund të ishin bërë më mirë dhe që ne do të bëjmë një revolucion. Një nga elementët që ne mendojmë se mund të jetë interesant është votimi i publikut, pra do ta zgjedhë ai se cila këngë do të shkojë në Eurovision”- u shpreh regjisori.