“It’s coming home”, me shpresën që kori i tyre i famshëm të bëhet realitet, Anglia ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për Botërorin e Katar. Gareth Southgate ishte jo pak nën presion për të përzgjedhur 26 lojtarët, i dyzuar shumë edhe nga forma fizike, apo disa dëmtime me peshë. Trajneri i “3 luanëve” ka lënë në shtëpi disa lojtarë që shpresuan deri në fund, Abraham i Romës, Tomori i Milan, apo James i Chelsea-t i dëmtuar. Pjesa më e madhe e lojtarëve janë të njëjtën ata që shkuan deri në finalen e “Euro2020” në Wembley kundër Italisë. Southgate i ka besuar një fanellë edhe Kyle Walker dhe Kalvin Phillips të cilët dhe pse të dëmtuar janë përfshirë në listën zyrtare. Bie në sy mungesa e sulmuesit të Man.United Jadon Sancho. Kjo është dhe lista e plotë:
Për herë të parë dhe të fundit, Anglia ka fituar një turne madhor në 1966 e largët ku u shpall kampion Bote duke mposhtur Gjermaninë në finale. Anglia ka në dispozicion një brez të shkëlqyer lojtarësh, nga të shtrenjtën në qarkullim, gjithashtu prej vitesh Premier League është kampionati më i fortë në Evropë, por me fanellën e përfaqësueses nuk kanë mundur të fitojnë një trofe të rëndësishëm.