A do të birësonte një fëmijë? Ja si përgjigjet Armina Mevlani

Teksa po fliste për birësimin e fëmijëve, moderatorja e njohur Armina Mevlani u shpreh se do ta merrte në konsideratë një gjë të tillë. Blogerja, e cila së fundmi i dha fund beqarisë me Shkëlzen Berishën, po fliste për këtë temë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku tha se do të birësonte fëmijë nëse s’do të mund të bëhej nënë.

“Unë mendoj se pjesa e birësimit është një e mirë e madhe që një pjesë bën. Iu jep mundësinë fëmijëve që të kenë një familje dhe është si të thuash një rrugëtim jete por duke i ndryshuar vetes jetën por dhe një qenieje tjetër“, u shpreh Armina duke iu përgjigjur pyetjes për birësimin.

“Po, absolutisht. Nëse nuk do të kisha pasur mundësinë të bëja fëmijë”, përfundoi blogerja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *