Parlamenti Evropian votoi të enjten për të mbështetur hyrjen e Kroacisë në regjimin e udhëtimit pa viza në Bashkimit Evropian.
Ky vendim thuhet se do të hyjë në fuqi në janar, një veprim që do të nxisë ekonominë e varur nga turizmi dhe do të lehtësojë udhëtimin e më shumë se 10 milionë evropianë që pushojnë në Kroaci çdo verë.
Votimi parlamentar shkaktoi një debat në të cilin ligjvënësit vlerësuan gatishmërinë e kombit prej 3.9 milionë banorësh për të mbrojtur kufijtë e tij dhe për të kontrolluar imigracionin. Vendimi përfundimtar mbetet ende në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të BE-së, i cili pritet të vendosë mbi këtë çështje më 9 dhjetor.