Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Kjo përfaqësuese shpeshherë nënvlerësohet, por po t’i hedhësh një sy listës së të ftuarve për këtë kompeticion madhor, kupton se nuk mungojnë elementët cilësor.
Mes të grumbulluarve është McKennie i Juventusit, i cili numëron 37 paraqitje deri tani me Kombëtaren. Një nga futbollistët që padyshim pritet shumë prej tij është ylli i mesfushës së Chelseat, Christian Pulisic. Pulisic ka bërë mirë me fanellën e vendit të tij, pasi në 52 ndeshje ka shënuar 21 gola.
Të shohim nëse USA është e denjë vetëm për basketboll, apo do ia dalë të jetë protagoniste edhe në botën e futbollit.