Kean mjafton për tre pikët, Juventus merr një fitore me vështirësi

Juventus ka arritur të fitojë ndaj Hellas Verona me rezultatin minimal 0-1 në fushën e këtyre të fundit.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0, ku bardhezinjtë kanë dominuar ndeshjen, por nuk kanë mundur të gjejnë rrjetën e portës.

Pjesa e dytë ishte pak më ndryshe, ku Verona u përpoq disa herë të shënonte, por nuk ia doli.Në minutën e 60-të, ishte Rabiot i cili shfaqet protagonist përsëri, këtë herë me një asistim dhe Kean dërgon topin në rrjetë duke shënuar dhe golin e vetëm të kësaj ndeshjeje.

Me këtë fitore, Juventus tashmë rënditet në vendin e tretë në kuotën e 28 pikëve, 10 më pak se kryesuesit e ligës, Napoli

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *