Kryeministri Edi Rama, i pyetur për ndërtimin e Portit të Durrësit, ka sulmuar opozitën teksa tha se po hedh llum ndaj një investitori që sipas tij, është është krenari kombëtarë në vendin e tij.
Po ashtu ai tha se ky investim, do të ndryshojë fatet e ekonomisë së vendit.
“Unë kam shumë gjëra të shëmtuara, dhe kjo është më e shëmtuara që kam parë, pasi marrja nëpër këmbë e një biznesmeni që ka kompaninë me seli në Abu Dhabi, dhe ka ndërtuar gjysmën e Dubait, dhe vjen këtu falë ndërhyrjes së Emirateve Të Bashkuara Arabe, është e turpshme.
Biznesmeni në fjalë është krenari kombëtarë në vendin e tij. Dhe po sulmohet nga një “non gratë” dhe llumi i tij.
Unë nuk merrem e konkluzione injorante. Është një kompani që do të ndryshojë ekonominë e vendit, pasi do të investojë mbi 2 miliardë vendi.
Është bërë negociata më ë gjatë qe kemi bërë. Dhe kemi marrë plot 33% të kontratës. Po kjo kompani ka investuar në Beograd dhe ka ndryshuar fytyrën e tij, me një përqindje më pak sesa ne”, tha Rama.