Lazio ka arritur të fitojë minimalisht 1-0 me Monzën, duke marrë vendin e dytë në tabelë.Të dyja ekipet u treguan shumë të kujdesshme në pjesën e parë, duke mos regjistruar asnjë goditje në portë dhe duke qëndruar në prapavijë. Goli do vinte në minutën e 70-të, nga Romero.
Për modestët e Serie A do të anulohej një gol i Petagnas, i konsideruar si pozicion jashtë loje.Titullar për ekipin e Sarrit ishte edhe Elseid Hysaj, që dha një kontribut të çmuar në fushë.