Ndërsa raportet e fundit tregojnë se Britania hedh çdo vit 4.3 milionë ton ushqim të ngrënshëm, një sipërmarrës ka arritur të mbledhë para nga ushqimet që kanë kaluar afatin e skadencës.
“Shumë njerëz priren të hedhin ushqimin sapo të shohin se data magjike në paketë ka kaluar,” thotë Dan Cluderay, pronari i dyqanit, i cili shet ushqime të lira vetëm sepse data e konsumit ka kaluar.
“Ka shumë raste kur kjo nuk është e nevojshme, nuk kemi nevojë të hedhim ushqimin”, thotë Cluderay, duke shpjeguar se gjëja më e rëndësishme është edukimi i publikut për përdorimin e tyre.
Ai prezantoi edhe 10 ushqime që janë të sigurta për t’u ngrënë pas datës së skadencës:
Patate të skuqura. Kripa ndihmon në ruajtjen e tyre.
Çokollatë. Sheqeri ndihmon në ruajtjen e tyre.
Ketchup. Nëse dhe për sa kohë është në frigorifer, mund të konsumohet brenda 12 muajve.
Kos. Mund të zgjasë deri në gjashtë javë pas datës së caktuar. Mund të heqim edhe pjesën e sipërme dhe të hamë pjesën e poshtme. Asnjë problem fare.
Djathë i fortë. Gjithsesi, një grumbull djathërash vjen me mykun e tij. Më mirë të shmangni djathrat e butë, si brie ose camembert.
Qumësht. Për sa kohë që nuk ka erë të keqe ose nuk fillon të gjizë, duhet të jetë mirë.
Vezët. Ka një truk: Nëse veza noton në një tas me ujë, kjo do të thotë se bakteret mund të jenë rritur brenda saj. Nëse fundoset, kjo është gjithçka që duhet të hahet.
Bukë. Nëse është pak e ndenjur mund ta ngrohni në furrë. Megjithatë, sigurohuni që të jetë pa myk.
Oriz. Mund të zgjasë me muaj apo edhe vite.
Frutat dhe perimet. Nëse nuk kanë myk, atëherë është mirë të hahen.