GJKKO e shpalli të pafajshme, SPAK ankimoi vendimin, Etleda Çiftja paraqitet sot në Apel

Anëtarja e KPK-së Etleda Çiftja, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ka seancë në Apelin e kësaj gjykate.

Komisionerja e Vetingut u shpall e pafajshme në shkallë të parë, ndërsa SPAK ankimoi vendimin në Apel.

GJKKO e shpalli komisioneren të pafajshme me 16 shtator të këtij viti, duke hedhur poshtë akuzat për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi më herët dënimin me 18 muaj burgim për Etleda Çiften. Për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkesa për dënimin reduktohet në një vit burg por, dhe këtë masë prokuroria kërkoi që ajo të zëvendësohet me dy vjet shërbim prove.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *