Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm.
Burime paraprake bëjnë me dije se pas një konflikti me shtetasin Ergest Xhelili, ky i fundit e ka goditur me thikë duke e lënë të plagosur.
Mësohet se kryebashkiaku ndodhet aktualisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjes, jashtë rrezikut për jetën.