Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Divjakë, ku u plagos me thikë kryebashkiaku Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazment Bullari.
Burime për mediat bëjnë me dije se Kokoneshi ka pasur një debat me tone të ashpra me Ergest Xhelilin, ish-punonjës IT i bashkisë së Divjakës, i cili më pas e ka qëlluar me thikë.
Në këto momente ka ndërhyrë shoferi i Kokoneshit për t’i ndarë por, Xhelili ka goditur edhe këtë të fundit. Ngjarja ka ndodhur në poliklinikën e Divjakës, ku punon dhe bashkëshortja e autorit të dyshuar.
Kokoneshi është dërguar në spitalin e Lushnjes me disa plagë në trup.