Rama i akuzoi se ishin të dehur/ Kuvendi përjashton për 10 ditë deputetët e PD, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj

Kuvendi ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë deputetët e PD-së Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Vendimi erdhi pas përplasjes në seancën plenare mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për Vlerësimin vendosi të pranojë propozimin e 7 deputetëve të PS-së duke përjashtuar 10 ditë deputetët me arsyetimin se shkelën etikën.

Në shkresën e socialistëve thuhet se dy deputetët shkuan të dehur dhe përdorën gjuhë të rëndë fyese në Kuvend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *