Kreu i grupit paralametat të PS-së, Taulant Balla ka vizituar në spitalin e Lushnjes, kreun e bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferin e tij, pasi këta të fundit u plagosë me thikë nga ish-punonjës i IT-së në bashki.
Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediat, Balla tha se ngjarja është shumë e rëndë, duke shtuar se policia dhe prokurororia duhet të bëjnë punën e tyre për të zbardhur të gjithë rrethanat.
Ndërkohë, në ambientet e spitalit janë edhe kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa dhe ai i bashkisë së Fierit Armando Subashi.
“Të dy i janë nënshtruar ndërhyrje kirurgjikale shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë. Është një ngjarje e rëndë. Është produkt i kësaj ndasie dhe përçartje që ndodh çdo ditë. Shpresoj që çdo qytetar shqiptar ta kuptoj që në këto ditë të vështira luftë të jemi të bashkuar dhe jo të përçarë.
Ju mediat keni një huq shumë të keq! Dhe kur ka fatkëqësi ju e çoni gjuhën mbrapsht. Lëreni policinë dhe drejtësinë të bëjë punën e vet. Dy persona luftojnë për jetën. Nuk e di se kush është arsyeja, di që një i çmendur ka marrë thikën dhe ka shkuar të godasë! Burimi i kësaj ndasie dhe urrejtje duhet të ndalet”, tha Balla.