Xhesika Polo rrëfehet ‘pa doreza’: Kam pasur pak stres, ka reflektuar te mosushqyerja

Së fundmi, këngëtarja e njohur Xhesika Polo, ka qenë e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites” ku ka folur për këngën e saj përfaqësuese në “Kënga Magjike” me titullin “Lotët e mi”. Ajo ka zbuluar historinë e këngës dhe se si është krijuar.

 “U bë kënga deri pa refren, isha në koncert kthehem në darkë dhe më thotë Marko ‘këndoje pak këtë’. Më tregoi një version që këndonte Albani, ky është refreni i këngës i thashë. E kam kënduar në 3 të natës pasi kisha mbaruar koncertin. Isha e dërrmuar. Por është ajo ndjesia e parë që nuk përsëritet dhe ajo u mbajt.” – theksoi ajo.

A pretendon ajo fitoren e festivalit? Ja çfarë tha Xhesika:

“Është ky tregu jonë i shëmtuar që na komplekson, sikur po ta komplimentojmë kolegun.. është një lloj kompleksi që dhe mua më është krijuar në një farë mënyre sidomos nga Kënga Magjike… Nëse gjykojnë objektivisht, si material muzikor, duke hequr çdo lloj gjëje, më ke qejf mua si Xhes apo jo, unë mendoj se kjo këngë meriton shumë. Meritokracia nuk është në ditët e saj më të mira, por kolegët e kanë treguar se kanë ditur të më vlerësojnë. Nëse publikut i pëlqen kënga, unë e kam fituar çmimin. Nëse kolegëve i pëlqen kënga, u lutem të më votojnë pa asnjë kompleks, apo pa nevojë për të bërë qoka”.

Jo vetëm kaq por këngëtarja u ndal edhe tek problemet e saj shëndetësore, ku tha se ka pasur pak stres.

“Kam pasur pak stres, ka reflektuar te mosushqyerja. E ndjeja dhe për veten time që duhet të humbja 2-3 kile. Unë gjithmonë i kam bërë gjërat për veten time, nuk më ka ndikuar opinioni publik”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *