Berisha paralajmëron Ramën: Do përballesh me opozitën dhe popullin!

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të përballet me qytetarët.

Në lidhje me fjalorin fyes që Rama përdori në Kuvend, Berisha tha se Rama tregon edukatët që ka marrë nga etërit e tij ndërsa shtoi se tregon se ku arrin hajduti për të mbuluar vjedhjen e tij.

“Kjo është mega-afera më e madhe në Europë. PD ka përgatitur materialin për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe tjetrin për të krijuar komisionin hetimor parlamentar. Rama përpiqet të shtypë opozitën në parlament, por nuk do e arrijë kurrë. Opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Ai gabon rëndë kur shan si halabak ordiner, duke treguar se çfarë edukate familjare ka marrë. Duke treguar se çfarë mendësie ka biri i xhelatit për kundërshtarin politik. Por e ka të kotë, do përballesh me opozitën, duke përballesh me popullin”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *