Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se të gjithë deputetët janë të ftuar nesër në protestë, me përjashtim të paraardhësit të tij, Lulzim Basha.
Berisha tha se Basha duhet të shpallet i penduari i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën.
“Të gjithë mund të vijnë për veç Bashës që duhet të sqarojë akuzën që ka. Të tjerët janë anëtarë të grupit dhe nuk mund të më marrin leje mua që të protestojnë kundër qeverisë. Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt për ato akuza që ekzistojnë aty. Hetimi këtu nga selia po vazhdon.
Kështu që mendoj se është shumë i detyruar të zbardhë dhe të ketë burrëri të tregojë, edhe nëse i takon të hyjë brenda ose të shpallet i penduar i drejtësisë dhe përfiton lehtësira, të tregojë të vërtetën”, u shpreh ai.