“Mos revoltoni protestuesit”, Berisha: Policia mos të bëhet mercenare e Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha i kërkoi trupës policore që të mos provojë protestuesit nesër në Bulevard.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Berisha tha se qytetarët janë të vjedhur dhe se policia duhet të bëjë detyrën por, jo të sillet si “mercenare” e kryeministrit.

I pyetur në lidhje me afatin e protestës, Berisha tha se protesta nuk do të zgjasë vetëm 2 orë por, sa të dojë populli shqiptar.

“Mesazhi im është mos revoltoni protestuesit, kaq është. Ata vijnë në të drejtat e tyre kushtetuese. Vijnë të provokuar në shkallën më të lartë nga një njeri që po ua dëbon fëmijët dhe njerëzit nga shtëpitë e tyre, po i vjedh dhe plaçkit çdo ditë. Kaq është mesazhi im. Asgjë s’mund të zvogëlojë dimensionet e protestës që do jetë nesër. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar. Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *