Ndarja e Shakirës nga Pique, jo që nuk e pengoi në karrierën e saj, por madje e frymëzoi duke sjellë disa hite njëri pas tjetrit. Mirëpo përpos karrierës muzikore, së fundmi Shakira ka bashkëpunuar me markën prestigjoze “Burberry”, për fushatën festive duke u bërë imazh i markës.
Ajo ka ndarë videon e realizuar në Instagramin e saj, ku duket me një fustan vezullues dhe aksesorë të shtrenjtë.
Ka qenë pikërisht një unazë ku shkruhej “Love”, që i ka ndarë ndjekësit e kolumbianes në disa kategori. Disa ndjekës theksuan se mund të jetë një mesazh dashurie për veten, ndërsa të tjerë kanë hamendësuar se mund të jetë një mesazh kundër ish-partnerit të saj, Gerard Pique, që nuk dinte ta vlerësonte dashurinë e saj. Ka pasur edhe nga ata që e lidhin me markën që po promovon.
Ndërkohë, nga ana tjetër disa ditë më parë Shakira dhe Gerard Pique, pas shumë takimeve të dështuara më në fund arritën një marrëveshje përsa i përket kujdestarisë së fëmijëve të tyre. Ashtu si e kishte shprehur edhe më parë, Shakira ia doli. Sasha dhe Milan do të transferohen për të jetuar në Miami së bashku me të.