Llojet e qenve që janë miq edhe të hapësirave të vogla

Ke vendosur të marrësh një qen, por nuk po vendos dot llojin? Kemi disa sugjerime për të marrë këtë vendim afatgjatë edhe për apartamentin tënd.

German Spitz

Emri i tyre lidhet me përkushtimin dhe besnikërinë ndaj pronarit. Pamja e lezetshme që i përngjan dhelprës mund t’iu tundojë për t’i plotësuar çdo dëshirë. Kanë një tendencë për t’u lehur të panjohurve, por mesojnë shpejt dhe falin kënaqësi.

 Boston Terrier

Nëse po kërkoni për një qenush që ka madje edhe veshët të vegjël, ju duhet një “Boston Terrier”. Shkaktojnë të qeshura me energjinë e tyre! Qenushët e këtij lloji janë shumë aktivë, por të lumturojnë vazhdimisht.

 Bichon Frise  

Këta qenushë nuk shkaktojnë alergji, por ju japin dashuri me shikim të parë. Mësojnë shpejt dhe nuk zënë shumë vend as në divanin tuaj.

Cavalier King Charles Spaniel

Edhe një studio e vogël ka vend për një nga këta vogëlushë të bukur. Zakonisht shijojnë ecjet nëpër lagjet e qytetit dhe shoqërinë e njerëzve.

Të gjithë janë lloje qensh që nuk mund të ndalosh së luajturi, për shkak të fytyrave të tyre të lezetshme. Pra, cilin do të zgjedhësh?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *