Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha edhe pse është shkëputur nga karriera e saj muzikore, së fundmi ka bërë një reagim lidhur me pjesëmarrjen e saj në politikë.
Ajo thekson se ka shumë njerëz të cilët shpeshherë i kujtojnë se ajo nuk vlen për politikë.
Por si përgjigjet Eliza komenteve?
“Shpesh, prej se kam hy në politikë, në paraqitjet e diskutimet e mia shoh plot njerëz që duke mos pas çka me thanë shprehen qysh duhna me marr mikrofonin e me k’nu se me demek s’je për këtë punë, duke mendu me më ofendu me diçka që unë e zotëroj, e dua dhe e bëjë, thjeshtë as nuk më lëndoni e as nuk më ofendoni. Unë jam e lumtun që mundem me komuniku me të tjerët në forma të ndryshme dhe ndjehem e pasur dhe e përmbushur me këtë fakt. Andaj krejt juve që doni me minimizu angazhimin tim të ri përmes punës tjetër e shkathtësive tjera që i kam, thjeshtë po ju përshëndes me këtë kangë të bukur. Shnet!”, shkruan Eliza.