FOTO/ Shtëpia super luksoze e ish-futbollistit kushton as më pak e as më shumë se 3.5 milionë paund

Ish-futbollisti Mark Wright dhe bashkëshortja e tij Michelle Keegan janë drejt ndërtimit të shtëpisë së ëndrrave të tyre në Essex. Një pjesë të shtëpisë gati të përfunduar ata e kanë publikuar në Instgram dhe ka marrë jo pak reagime.

Ekspertët e ndërtimit kanë vlerësuar që prishja dhe rindërtimi i shtëpisë do të kushtojë rreth 3.5 milionë  paund.

Imazhet digjitale tregojnë një shtëpinë e cila i ngjan një pallati dhe aktualisht është në ndërtim e sipër. Jashtë shtëpisë super luksoze vihet re një pishine e madhe e ndriçuar me drita dhe e rrethuar me shezlong.

Ish-futbollisti në një intervistë në një televizion është shprehur se kopshti për të edhe për gruan e tij do të thotë e gjithë bota.

‘Ne kërkuam për dizenjuesit dhe arkitektët më të mirë. Pasi e gjetëm një kompani të tillë, ne iu lutëm që të gjenin pak kohë edhe pse ishin shumë të zënë. Është shumë e pabesueshme sesi disa persona mund të ta bëjnë realitet ëndrrën më të madhe që ke.’- u shpreh Mark Wright.

Çifti e bleu pronën origjinale për 1.3 milionë paund në tetor 2019 dhe në janar 2020 ata vendosën ta shkatërronin shtëpinë me katër dhoma gjumi me planet për ta rindërtuar, ku brenda do të përfshihet bari, palestra, dhoma lojërash për fëmijë dhe sauna.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *