Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, për “Forumin ePaqes’, ku foli dhe për idenë e komunitetit politik Europian.
Sipas tij Komuniteti Politik Europian ëhstë vërtetë një ide për paqe në kontinent. Kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe njëherë zhgënjimin e tij por edhe të vendeve të tjera të rajonit të sjelljes së BE-së gjatë pandemisë, e cila nuk ndihmoi.
“Në përpjekje për të kursyer kohë edhe për miqtë e tjerë, dua që të kaloj në një temë tjetër që ka të bëjë me këtë temë, por është e rëndësishme mjaftueshme në këtë kohë kur ne vetëm reagojmë ndaj tragjedive, dhe ka të bëjë në fakt me të vepruarit. Lidhet me idenë e komunitetit politik Europian, që u hodh në tryezë nga Macron por në fakt nuk është tërësisht e re, por me rrënjë në Francë që prej shekullit të 18-të, kur dikush i quajtur Abati i Shën Pjetrit mendonte për bashkimin e vendeve të Europës përfshirë Rusinë dhe vendet që ishin nën perandorinë Osmane. Sigurisht projekti nuk shkoi shumë mirë, por vazhdoi të ripësëriste veten. Më pas kemi BE-në, derisa Miterrian u kthye me të njëjtën ide për të ndërtuar aso kohe BE-në. Kur ideja u rihodh sërish, u mendua se kjo thirrje ishte për të zgjeruar BE-në. Sa më shumë koha kalon kjo provon se është një ide e shkëlqyer. Unë e mbështes plotësisht atë, pasi e pamë të shpalosej menjëherë pasi nisi lufta, por edhe pasi përjetuam pandeminë, e cuila na dëshmoi me shumë kostoi që mungesa e kësaj ure mund të krijojnë distancë, mund të shkaktojë një ndasi mes të pasurve dhe të varfërve. E pamë BE-në të sillej si një federatë vendesh të pasura egoiste, ikën nga sytë këmbët për të ndarë edhe ato që kishin në duar, që ishin vaksinat. Në një kohë të gjatë dëgjonim që duhet të bashkëpunojnë me Ballkanin perëndimor, por ata krijojnë probleme, por duhet t’i angazhojmë pasi Kina, Rusia, Turqia do të zgjasin duaret. Por çfarë ndodhi ne pa Rusinë, pa Kinën dhe Turqinë nuk do ja kishim dalë, pasi ato na dhanë vaksinën”, tha Rama.