Opozita në shesh, PD mban sot protestën kundër qeverisë

Opozita  me në krye Sali Berishën do të mbajë sot në orën 16:00 protestën kundër qeverisë përpara Kryeministrisë.

Deri më tani, pjesë e protestës do të jenë edhe deputetët që kanë dalë kundër Berishës brenda PD-së.

Ndërkohë Policia e Shtetit njoftoi mbrëmjen e djeshme  duke njoftuar se për shkak të protestës që pritet të nisë në orën 16:00, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në  tubim.

Konkretisht segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia bën thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *