Agjenti i Milinkovic Savic në Torino, takim i drejtëpërdrejtë me drejtuesit e Juventus

“La Gazzetta dello Sport” flet për objektivin e radhës të Juventusit, mesfushorin serb të Lazios, Milinkovic Savic.

Pikërisht në prag të ndeshjes direkte mes Juventusit dhe Lazios, Mateja Lezman, agjenti i mesfushorit serb, takoi drejtuesit e Juventusit për një takim kokë më kokë që mund të jetë thelbësor për të ardhmen e Milinkovic Savic.

Qëllimi është të ketë një mirëkuptim ekonomik me lojtarin që tani fiton pak më pak se 3.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse. Në planet e Lotitos mund të bëjë që t’i ofrojë lojtarit një pagë deri në 4.5 milionë euro, por në fakt flitet se Juventus plkanifikon t’i ofrojë lojtarit një pagë prej 6 milionë euro në sezon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *