Goditet grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës në Shkodër, arrestohen 4 persona

Katër pjestarë të një grupi kriminal,  kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë.

Koka e grupit, sipas policisë është 48-vjeçari me iniciale, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vespa”, i zhvilluar nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Goditet një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kanabis dhe drogave të tjera të forta.

Vihen në pranga 4 shtetas, sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

Sekuestrohen gjithashtu, edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirorganizuar, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua operacioni policor i koduar “Vespa”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-M. K., 48 vjeç, A. C., 49 vjeç, U. H., 33 vjeç dhe L. K., 16 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Si rezultat i hetimeve proaktive, të kryer në kuadër të një procedimi penal, ka rezultuar se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal dhe kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrollit fizik këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Gjithashtu, shtetasit M. K., i cili nga hetimet rezultoi se kishte rolin e organizatorit të këtij grupi kriminal, iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *