Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare që trafikonte drogë nga Galicia drejt Madritit.
Janë kryer tetë kontrolle dhe janë sekuestruar më shumë se 13 kilogramë drogë dhe janë arrestuar 11 anëtarë të organizatës që vepronte nga Madridi dhe A Coruña. Ata përdorën sisteme të sofistikuara për të fshehur drogën në automjetet “me ngrohje” me të cilat transportonin mallin. Kjo metodë përdorej me qëllim që policia të mos kishte mundësi të përgjonte dhe të zbulonte aktivitetin e grupit kriminal të shqiptarëve.
Hetimi filloi në fillim të vitit kur hetuesit zbuluan praninë në qytetin e A Coruña një person që trafikonte sasi të mëdha heroine në Galicia. Agjentët zbuluan se ai bahskëpunonte më një rrjet më të gjerë trafikantësh që bënin të mundur shpërndarjen e drogës në zona të ndryshme të qytetit. Pjesë e grup[ti ishte dhe një grua e mohsuar e cila gjithashtu kordinohej nga anëtarët e grupit për të trafikuar drogë në Galician dhe jo vetëm.
Kreu i organizatës në Madrid për të kaluar pa u vënë re në udhëtimet e tij, duke qenë se ishte ndaluar të hynte në territorin Shengen, përdorte dokumentacion fals dhe pretendonte se ishte ekspert gjyqësor. Policia më pas zbuloi të gjithë veprimtarinë e grupit ku 6 prej tyre u arrestuan në Galicia – 4në A Coruña, 1 në Carballo dhe 1 tjetër në Sada – dhe 2 në Madridi.
Në të dhënat janë sekuestruar tre kilogramë heroinë të fshehura në një depo të përdorur nga kreu i organizatës në Galicia, lëndë të tjera narkotike -një kilogram hashash, 500 gramë marihuanë dhe 20 gramë hashash-, 57 mijë euro, 900 dollarë amerikanë, peshore he mjete për manipulimin dhe falsifikimin e drogës. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe një pajisje gjeolokimi, një frenues frekuence, dokumentacion fals dhe gjashtë automjete.