Një natë para protestës së thirrur nga opozita, Kryeministria është blinduar me përforcues metalikë, për të bërë të pamundur futjen e protestueseve brenda në Kryeministri.
Dera dhe dritaret e Kryeministrisë i’u janë vendosur disa përforcues metalikë. Po ashtu shtyllat janë lyer me graso që protestuesit të mos arrijnë të hipin ndërsa janë vendosur edhe kamera të tjera sigurie nga Policia.