I madh në moshë por i dobishëm, Inter punon për rinovimin e Edin Dzeko

Sulmuesi boshnjak i ka pushtuar të gjithë me gola.

Nga klubi, i cili gjithmonë e ka admiruar profesionalizmin e tij, nga Inzaghi, i cili u mbështet te Dzeko pas mungesës së Lukakut, po mendojnë të gjithë rinovimin e numrit 9-të të zikaltërve.

Tani synimi është rinovimi i kontratës së tij. Ajo në fakt përfundon në qershor, por siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Inter po mendon të rinovojë kontratën e tij jo vetëm për një sezon, por ndoshta dy sezone.

Gjatë periudhës së Kupës së Botës, Inter do të ulet të disdkutojë detajet e marrëveshjes për rinovimin e kontratës.

Edin Dzeko ka luajtur në total për Interin 69 ndeshje deri më tani, ku ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar 14 herë, shifra jo të vogla për një sulmues 36-vjeçar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *