Teksa na ndajnë vetëm pa orë para protestës kombëtare të thirrur nga Opozita, protestuesit nga rrethet janë nisur drejtë kryeqytetit.
Sipas raportimeve, kemi të bëjmë më pjesëmarrje të rëndësishme nga qarku i Korçës, ku deri më tani janë nisur: nga Korça 550 protestues, Pogradeci rreth 200 dhe nga Devolli 400 protestues.
Ndërsa nga qarku i Gjirokastrës janë nisur drejtë Tiranës, 60 protestues, nga Tepelena 40 protestues, nga Memaliaj 50 protestues, nga Përmeti 30 protestues dhe nga Këlcyra 35 protestues.
Ndërsa nga Lezha, u bë me dije se nga Lezha janë nisur rreth 1 mijë protestues, me automjete private.