Disa ditë më parë në media u publikua lajmi se aktorja Eliona Pitarja dhe partneri i saj do të bëheshin prindër për herë të dytë, ndërsa burime pranë çifit e konfirmonin lajmin, bashkë me mungesën e saj në programin e mëngjesit në ‘MCN’.
Megjithatë pritja e ëmbël nuk ishte konfirmuar nga vetë Eliona deri sot, ku me anë të një postimi në Instagram moderatorja bën me dije se është sërish shtatzënë. Kështu, bashkangjitur me disa foto shumë të bukura, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, në shoqërinë e partnerit dhe vajzës së vogël, Eliona shkruan: “Ups e bëmë përsëri”, një referencë nga një këngë e famshme e Britney Spears.
Po ashtu ajo thotë edhe “Bebi numër 2 është rrugës” dhe tani nuk ka më asnjë dyshim.